Quhet Meritan Shabani, është 19 vjeç dhe deri sezonin e shkuar luante me të rinjtë e Bajernit.
Këtë verë trajneri i ri i Bajernit, Niko Kovaç, e ka marrë sërish në stërvitjet e ekipit të parë, sepse klubi bavarez e vlerëson shumë, por talenti shqiptar tashmë ka nisur të luajë.
Sot ishte sërish në fushë, sërish titullar, këtë radhë kundër Mançester Sitit. Kovaç i besoi formacionin, me talentin shqiptar që e nisi si mesfushor qendre, por me liri për të avancuar.
Shabani opens the scoring #FCBMCFC #ICC2018 pic.twitter.com/QJhxpjIytc
— Jonah Takalua (@Destaquito2) July 28, 2018
Minuta e 16-të, Rafinja avancon nga e djathta, krosin bukur dhe në qendër të zonës mesfushori i talentuar kërcen fuqishëm, duke mposhtur me goditjen e fortë me kokë veteranin Bravo.
Një shqipe në Mynih…