Bajerni i fiksuar pas talentit të Çelsit, londinezët kërkojnë 40 milionë euro

Klubi i Çelsit ka refuzuar ofertën e dytë të Bajernit të Mynihut për kartonin e talentit 18-vjeçar Kalum Hadson-Odoi. Lajmi raportohet nga gazeta më e madhe në Gjermani, “BILD”. Sipas medies gjermane, kampionët e Gjermanisë ofruan fillimisht 15 milionë euro, ndërsa më pas rritën ofertën deri në 22 milionë euro.

Në Londër i refuzuan me shpejtësi të dyja këto oferta, pasi drejtuesit e klubit të Çelsit kanë ndërmend ta lëshojnë sulmuesin e talentuar pa të paktën 40 milionë euro. Kontrata e Hadson-Odoi me ekipin anglez mbaron në qershor të 2020-ës.

Talentet e kampionatit anglez po tërheqin interesin e shumë klubeve gjermane. Rasti më i sukseshëm është ai i Xhejdon Sanços, të cilin Dortmundi e mori për 10 milionë euro nga Mançester Siti dhe tani vlera e kartonit të tij ka kaluar 80 milionë euro.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online