Përflitej prej kohësh dhe tashmë gjithçka është zyrtare. Lukas Hernandez është lojtari më i ri i Bajernit të Mynihut. Francezi do të veshë fanellën e bavarezëve, duke nisur nga 1 korriku i këtij viti. Zyrtarizimi është bërë nga vetë klubi gjerman.
Shifra e transferimit është 80 milionë euro, çka e bën mbrojtësin edhe lojtarin më të shtrenjtë të historisë së Bajernit dhe Bundesligës. Lukas Hernandez do të firmosë një kontratë 5-vjeçare, të vlefshme deri në vitin 2024.
?? Der #FCBayern verpflichtet @LucasHernandez! Der 23-jährige Weltmeister erhält einen Fünfjahresvertrag bis zum 30.6.2024. ? #MiaSanMia #ServusLucashttps://t.co/qCAKokRUgK
— FC Bayern München (@FCBayern) March 27, 2019
Kështu, pasi siguroi blerjen e Pavard nga Shtugarti, gjiganti nga Mynihu, siguron një tjetër kampion Bote, duke e nisur merkaton mjaft vrullshëm.