Avantazhet ndaj Kukësit dhe “çështja” Shkurtaj, Hebaj sqaron situatën

Rubin Hebaj po kalon një moment pozitiv te Partizani. Dopietë në derbi dhe një paraqitje e mirë ndaj Teutës. Për këto dhe shumë të tjera, sulmuesi shkodran foli në daljen për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Kukësit.

PARAQITJA NDAJ TEUTËS – “Mendoj se bëra një ndeshje deri diku të mirë. Në çdo ndeshje jap maksimumin tim. Tifozët dhe analistët më pas kanë gjykimet e tyre”.

SHKURTAJ TE PARTIZANI – “Nuk më vjen keq që e dëgjoj këtë. Futbolli i tillë është, çdo ekip ka konkurrencë. Nëse vjen ose nuk vjen Shkurtaj për mua do të jetë e njëjta gjë”.

E ARDHMJA PAS HUAZIMIT – “Këtu kam ardhur për një vit te Partizani. Nëse drejtuesit do të kenë diçka për të diskutuar, do flasim pa probleme, por për momentin nuk kam marrë vesh ndonjë gjë”

PRESIONI – “Në fakt në fillim kisha pak presion, por u ambjentova shpejt dhe më pas nuk hasa vështirësi”.

KUKËSI – “Jemi më qetë se Kukësi, pasi jemi pesë pikë para. Shpresojmë të fitojmë. I respektoj mbrojtësit e Kukësit, pasi kanë vite që luajnë në superiore, por ndaj tyre s’do të jem i vetëm”, përfundoi Hebaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online