Stefanos Tsitsipas ka vijuar rrugëtimin e tij magjik në Australian Open, sepse pas triumfit të bujshëm ndaj Roxher Federer, sot ka mposhtur Roberto Bautista Agut dhe ka siguruar gjysmëfinalen e parë të karrierës në Grand Slam.
Zakonisht një fitore e bujshme pasohet nga një moment boshllëku dhe është e vështirë të ruash të njëjtin nivel, por Tsitsipas nuk ndoqi modelin e zakonshëm, duke fituar 3-1 (7-5, 4-6, 6-4, 7-6) në 3 ore e 15 minuta.
Greku 20-vjeçar vuajti jo pak ndaj spanjollit Bautista Agut dhe seti i parë dhe i treti u fituan me përmbysje, pasi Agut i kishte marrë shërbimin në një rast.
Në setin e dytë Bautista Agut fitoi dhe u duk më i qetë, por Tsitsipas kishte më shumë energji dhe në setin e katërt Bautista Agut duket se ndjeu lodhjen e fitoreve të vuajtura ndja rivalëve si Andi Mërej e Marin Çiliç.
Tani Tsitsipas do të kërkojë mrekullinë e radhës, sepse të enjten do të ndeshet me fituesin e çiftit Rafael Nadal-Francës Tiafoe.
The Greeks have gone wild! Game set match #Tsitsipas! #AusOpen ????? #StefanosTsitsipas pic.twitter.com/7Ccy1y2kVc
— Brian Peel (@Brian_Peel) January 22, 2019