Petra Kvitova është kualifikuar për herë të parë për një finale në Grand Slam prej 2014, pasi mposhti vapën dhe amerikanen befasuese Daniele Kolins (eliminoi bujshëm Kerber, Goerges e Garsia) në 2 sete, në Australian Open.
Dy herë kampione në Uimbëlldon, Kvitova u duk se e mbylli me tenisin, kur mbeti viktimë e një sulmi me thikë në dhjetor 2016, në shtëpinë e saj.
Githsesi, 28-vjeçarja çeke nuk u dorëzua dhe është kthyer në nivelin më të lartë, ndërsa në gjysmëfinale mposhti Kolins 7-6 (7-2) 6-0 në Melbourne Park, me termometrin që arriti deri në 40 gradë celsius.
Drop shot ?? lob ?? smash
Brilliant point from @Petra_Kvitova #AusOpen | @Channel9 pic.twitter.com/rnQ3iGkCrn
— #AusOpen (@AustralianOpen) January 24, 2019
Kvitova do të përballet në finale me kampionen e US Open, Naomi Osaka, e cila mposhti një tjetër çeke, Karolina Pliskovën, në 3 sete, 6-2 4-6 6-4, duke siguruar finalen e dytë rresht në turnetë e Grand Slam.
Numri 4 i tabelës, Osaka dominoi në setin e parë, por i nxehti masakrues ia prishi ritmin dhe Pliskova, e cila eliminoi bujshëm Serena Uilliams në çerekfinale, arriti të fitonte setin e dytë.
Gjithsesi, në setin final Osaka nuk gaboi më dhe siguron finalen kundër Kvitovës, në një betejë mes dy prej tenisteve me goditjen më të fortë në qarkullim.
She does it ?@Naomi_Osaka_ def. Karolina Pliskova 6-2 4-6 6-4 to reach her first #AusOpen final. pic.twitter.com/MUEQFPbZrI
— #AusOpen (@AustralianOpen) January 24, 2019