Atletiko “tabelë qitje”, tani shqetësohet nga Junajtid

Mesfushori Rodri vendosi të largohet nga Atletiko Madrid dhe e ardhmja e tij është Mançester Siti. Në të njëjtin qytet mund të transferohet edhe një tjetër lojtar i ekipit “colchoneros”, por në anën e “Djajve të kuq”.

Flasim për Saul Niguez. 24-vjeçari është një nga të preferuarit e Diego Simeones dhe vështirë që klubi spanjoll ta lërë të lirë, por Junajtid nuk dorëzohet. Sipas raportimeve të “The Telegraph”, Junajtid i është rikthyer përsëri kësaj piste.

Saul Niguez

Niguez është pjesë e Atletikos që prej vitit 2014 dhe kontrata i përfundon në verën e vitit 2023. Ai aktivizohet në qendër por edhe në krahët e mesfushës, ndërsa njihet për teknikën e lartë që zotëron.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *