Atanda: Ky, Partizani më i mirë! Ju tregoj sulmuesin më të fortë

Sodiq Atanda është përdorur në mesfushë nga trajneri Skënder Gega javët e fundit dhe nigeriani ka bërë mirë. Gjithsesi ai thotë që nuk është roli i tij dhe se i pëlqen të aktivizohet në prapavijë. Para mediave ai foli për ndeshjen me Teutën, afrimin e Rexhepit në merkato, si dhe për pikat e forta të durrsakëve dhe sulmuesin më të mirë me të cilin është përballur.

Ku ndjeheni më mirë në mbrojtje, apo mesfushë?
– Në mbrojtje ndihem më mirë. Mesfusha nuk është pozicioni im, por di të markoj e të marr pjesë në manovrat e lojës.

Cila është pika më e fortë e Teutës?
– Mendoj se janë shumë mirë në sulm, por ne duhet të jemi 100% të përqendruar. I gjithë sulmi i Teutës është i rrezikshëm, por duhet të jemi të përqendruar. Latifi është një sulmues i mirë dhe sulmuesi i krahut të majtë. Them se duhet të fokusohemi tek ai krah më shumë.

Afrimi i Rexhepit ka rritur konkurrencën, si ndiheni në lidhje me këtë?
– Është lojtar i mirë, por i duhet më shumë kohë për t’u përshtatur. Më pëlqen të kem sa më shumë konkurrencë. I pranoj sfidat dhe mendoj se të ndihmojnë. Futbolli është lojë shansesh, kush e kap shansin qëndron në formacion.

Teuta ka dy sulmues të gjatë, ndiheni mirë në qendër të mbrojtjes, apo para? Preferoni Latifin?

– Po punojmë në stërvitje për këtë. Nuk e kam problem, në qendër të mbrojtjes jam mirë. Si Latifi, si Bushiç, për mua nuk bëjnë problem.

Si është atmosfera brenda ekipit?
– Ne jemi të përqendruar dhe nuk duhet të gabojmë, pasi kemi shumë pikë në lojë dhe nuk duhet të gaboni.

A mendoni se ky është Partizani më i fortë?
– Po bëjmë mirë dhe marrim rezultate. Mendoj se kjo është skuadra më e mirë që “Demat” kanë pasur.

Kush është sulmuesi më i fortë që jeni përballur?
– Për mendimin tim Soue. Ai ishte afrikan dhe i di cilësitë e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online