Atanda e Rexhepi gati, dy titullarë rrezikojnë derbin

Partizani barazoi me Laçin, por ai hap fals fatmirësisht për të kuqtë nuk u shfrytëzua nga Kukësi. Tanimë sytë janë te ndeshja e radhës në Vlorë. Skuadra e drejtuar nga Skënder Gega do tentojë fitoren ndaj Flamurtarit dhe mbrojtja këtë herë do të jetë e plotë.

Lum Rexhepi dhe Sodiq Atanda, të cilët luajtën dje me Partizanin B, e kanë shlyer pezullimin dhe tanimë stafi teknik mund të përzgjedhë i pakushtëzuar lojtarët që do ta nisin nga fillimi në mbrojtje. Gjithsesi sërish Partizani nuk do të jetë i plotë.

Mesfushori Bruno Telushi mori karton të verdhë ndaj Laçit dhe për të ishte i katërti. Kështu vlonjati do të mungojë kundër ish-ekipit të tij. Problemin e kartonëve e kanë edhe dy titullarë të tjerë, të cilët rrezikojnë të humbasin derbin. Jasir Asani dhe Ardit Hila numërojnë nga 7 të verdhë dhe nëse  ndëshkohen në Vlorë, atëherë humbasin sfidën me Tiranën. Kështu, ata duhet të ruhen në sfidën e radhës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online