“Ata rrinë shpesh bashkë”, trajneri i PSG-së merr në mbrojtje Mbapenë për rastin kundër Juventusit: Nuk e pa Nejmarin në zonë

Raporti mes Mbapesë dhe Nejmarit ka ndryshuar ndjeshëm, teksa është përfolur edhe për një kërkesë të francezit për të larguar shokun e tij nga ekipi. Dyshja këtë sezon është kthyer në qendër të vëmendjes së mediave, me rastin e fundit që vjen pas ndeshjes me Juventusin.

Mbape zgjedh të godasë vetë në një kohë kur Nejmari gjendej i pambuluar në zonë dhe në një pozicion të mirë për të shënuar. I pyetur në lidhje me ketë rast, trajneri Galtier ka marrë në mbrojtje sulmuesin francez, pasi shprehet se nuk e kishte parë Nejmarin në zonën e rreptësisë.

“Mbapeja nuk i pasoi Nejmarit kundër Juventusit? Marrëdhënia e tyre është shumë e mirë. Ata rrinë shpesb bashkë. Po, ndodhi kjo situatë. Fola me Kilianin, nuk e kishte parë Nejmarin”, ka thënë Galtier./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online