Loja e pisët që Atletiko po bën me Grizmanin, Barcelona dërgon në gjyq ekipin e Simeones

Atletiko e Madridit dëshiron të shmangë pagesën e 40 milionë eurove për vlerjen e Antuan Grizmanit. Në bazë të kontratës, kjo shumë parash do të derdhet në llogarinë bankare të Barcelonës vetëm nëse sulmuesi francez do të luajë në më shumë se 50% të minutave për këtë sezon. Ekipi i udhëhequr nga Diego Simeone ka vendosur të luajë pisët, duke aktivizuar Grizmanin vetëm pas minutës së 60, duke shmangur kështu pagesën prej 40 milionë eurosh në fund të sezonit.

Por Barcelona nuk mund të qendrojë duarkryq në një situatë të tillë. Klubi katalanas po mendon të ndërmarrë hapa ligjorë dhe për ta zgjidhur në gjyq këtë çështje. Bordi drejtues i Barcelonës e sheh të padrejtë mosaktivizimin e Grizmanit, pavarësisht se ky i fundit gëzon nnë formë të mirë fizike./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online