“Mund të luhet këtë fundjavë ose tjetrën”! Dritë në fund të tunelit për Superioren: Të premten është finalizimi

Futbolli duket se do të shoh dritë jeshile sa i përket rikthimit në Shqipëri, teksa pritet që Superiorja të fillojë në harkun kohor të dy javëve. Një tjetër takim është mbajtur mes Ligës Profesioniste e përfaqësuar nga Libohova si president, me përfaqësues të Ministrisë së Financave.

Sigurisht në këtë takim nuk mund të mungonte edhe i deleguari i Qeverisë për të zgjidhur çështjen, Fidel Ylli. Ky i fundit është shprehur se të premten do të jepet edhe finalizimi i zgjidhjes sipas asaj që raporton “ABC News”:

“90 për qind e kërkesave janë të realizueshme, flasim për tre pikat. Çështja është te Ligji i Sponsorizimit. Duhet gjetur modaliteti më i përshtatshëm, që vlen për një periudhë sa më të gjatë”, u shpreh Ylli.

Nga ana tjetër optimist është shprehur edhe presidenti i Ligës, Libohova, teksa nënvizon se ditën e premte do të jepet zgjidhja. “Bojkoti vazhdon, derisa sa të jetë zgjidhur problemi i ngritur nga ne. Takimi dhe konkluzionet janë pozitive. Të premten do të ketë një takim tjetër për të finalizuar zgjidhjen. Futbolli e mirëpret një të tillë, por nuk mund të them nëse mund të luajmë këtë fundjavë, apo tjetrën”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online