Statistikat e Bodo Glimtit dhe Romës janë thjeshtë të pabesueshme. Në katër ndeshjes mes këtyre dy ekipeve brenda një sezoni në Conference League, norvegjezët kanë fituar dy herë, kanë marrë një barazim në transfertë dhe kanë humbur në ditën e sotme me shifrat 4-0.
Jo edhe aq të thella duke kujtuar fitoren e tyre 6-1 ndaj Romës të para disa kohëve, por Murinjo ia ka dalë në sfidën vendimtare për t’i eliminuar nga kompeticioni. Mjafton një fitore dhe portugezi rikthehet në stilin e tij të zakonshëm, por këtë herë duke e tepruar pasi ka zhvlerësuar të gjitha takimet e tjera, si të mos ekzistonin.
“Shikoni, kur një ekip nuk humbet ndaj një tjetri për tre ndeshje radhazi, t’i ke dy rrugë. Ose duhet të analizosh se përse nuk po humb ndaj atij ekipi ose të humbasësh ndjenjën e realitetit. Hera e parë ishte fatkeqësi për ne, luajtëm me dy titullarë dhe të gjithë të tjerët ishin lojtarë stoli, kishim vetëm portieri Rui Patricio dhe Ibanez.
Në ndeshjen e dytë nuk ishim prapë një ekip i plotë, të fundit e fituan me shifrat 2-1 dhe ata menduan se e njëjta gjë do të ndodhte edhe sot. Por sot norvegjezët shkojnë në shtëpi me një ndjenjë më të mirë realiteti. Ata e kuptojnë se ne jemi shumë më të fortë. Sot e pamë të gjithë se ku qëndrojnë ekipet”, tha Murinjo. /Sport Ekspres/