“Nuk kam parë ende një tifoz të shënojë”! Trajneri i Barcelonës “çmendet” nga gjermanët: Dukej si finale, gabimi i klubit dhe nuk duhet të ndodh më

Barcelona është eliminuar nga Europa League nga Frankfurt. Një faqe e zezë në historinë e klubit katalanas që ka ardhur edhe për shkakun e tifozëve gjermanë. E habitshme, por miqtë kishin mbushur gjithë stadiumin dhe kishin lënë katalanasit që të dukeshin si pakicë. “Nuk kam parë ende një tifoz që të shënojë”, do të shprehej dikur Bufon që nuk trembej nga transfertat e nxehte të Glasgout dhe Turqisë.

Por për Xavin, një arsye e dështimit i përket edhe pjesës së tifozëve. Sipas tij klubi i Barcelonës ka gabuar qartazi me përllogaritjen e biletave dhe kjo nuk duhet të ndodh më në të ardhmen. “Juve ju pëlqen shumë fjala dështim, por ne nuk e shohim kështu. Nëse ka dështim, le të ketë edhe mësim. Për mua është më tepër zhgënjim. Qartazi atmosfera në stadium nuk na ka ndihmuar.

Kjo dukej si një finale ku stadiumi ishte i ndarë. Klubi ynë i kontrolloj biletat dhe ishte një llogaritje e gabuar nga ana jonë, kjo është e qartë. Kishim biseduar me lojtarët dhe shpresonim se tifozët do të ishin aty me ne, është zhgënjyese. Falenderojmë ata që erdhën, por biletat ishin gjysma për Frankfurtin dhe gjysma për Barcelonën. Kjo nuk duhet të ndodhë më, duhet parë. Në dhomat e zhveshjes kërkohet gjithashtu një shpjegim për atë që ndodhi”, tha Xavi. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online