Shkëlqyen ndaj Armenisë, “demat e kuq“ krenohen me produktin e tyre: Sa shumë Partizan ka Kombëtarja

Kombëtarja shqiptare ka fituar me shifrat 2-0 kundër Armenisë. Përpos rezultatit, ai që të gëzon më tepër është fakti se në fushë u paraqitën 4 lojtarë të  “Abissnet Superiore“-s. Hadroji dhe Skuka e nisën titullar, me këtë të fundit që shënoi edhe golin e tij të parë me fanellën kuqezi. Skuka ishte padyshim një  kërcënim konstant për mbrojtjen armene, teksa përveç golit pati një rast të diskutueshëm për penallti, si dhe humbi një rast një për një me portierin.

Ndërkohë në pjesën e dytë në fushë u futën edhe Eneo Bitri me Tedi Carën. Kapiteni i Partizanit ishte i saktë në prapavijë, ndërsa Cara shpalosi aftësi të bukura në vijën e sulmit, ku arriti të fitonte dhe një penallti që më pas solli golin e dytë. Një arritje e madhe për kampionatin shqiptar që nuk ka si të mos bëjë krenar klubin e Partizanit. “Demat e kuq“ krenohen në faqen zyrtare në “Facebook“ me produktin e tyre.

“Xhuliano Skuka firmos golin e parë kuqezi. Andi Hadroj debuton titullar. Tedi Cara fiton një 11 metërsh që vulos fitoren e Shqipërisë. Kapiteni kuq Eneo Bitri dhuron siguri në mbrojtje. Performancë pozitive për katër përfaqësuesit e Partizanit sonte me fanelën. Sa shumë Partizan ka kombëtarja jonë“, shkruan klubi Partizani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online