Asnjë shenjë nga Sadiku, Levante humb sërish

Armando Sadiku u aktivizuar vetëm 15 minuta në miqësoren që Levante humbi me holandezët e Zvole me rezultatin 1-3. Spanjollët sot kanë zhvilluar një tjetër takim testues dhe sulmuesi i kombëtares nuk është preferuar sërish si titullar.

Sot përballë kishin holandezët e Fejnordit dhe Sadiku zbriti në fushë me fillimin e pjesës së dytë. Tornstra dhe Robin Van Persie realizuan dy herë për rivalët e Levantes. Xhazon në të 84’ ngushtoi shifrat në 2-1. Bardhi kishte mundësinë të shënonte per Levanten, por pa sukses.

Për Sadikun sërish nuk kishte as një pjesë loje të plotë, pasi është zëvendësuar në minutën e 76-të, duke akumuluar vetëm 30 minuta në fushën e blertë. Edhe me Boateng të dëmtuar, te Levante duket se nuk ka vend për Sadikun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online