Shoqata “Sporti na bashkon” ka shpallur lojtarin më të mirë të muajti shtator në Superligë dhe ai është Artur Faife Rexhinaldo. Sulmuesi i Kukësit ka shënuar pesë gola në kampionat dhe kryeson renditjen e golashënuesve.
28-vjeçari nga Mozambiku i ka shënuar Tiranës (tripletë), Teutës dhe Luftëtarit. Votimet e gazetarëve sportivë kanë zgjedhur sulmuesin e Cungut si lojtarin me performancën më të mirë të muajit shtator dhe ky është një vlerësim për të.
Forma e mirë ka bërë që sulmuesi të marrë ftesën e kombëtares së tij për ndeshjen kundër Namibisë, ndërsa nesër do të kërkojë t’i shënojë Partizanit, ekipit kryesues të Superligës dhe t’i dhurojë fitoren Kukësit.