“Askush nuk flet për gabimet e arbitrave”, Brdariç: Nuk i japim rëndësi aleancave

Vllaznia do të përballet kundër Skënderbeut në takimin e fundjavës. Kjo sfidë do të jetë e vlefshme për kampionatin shqiptar, ndërsa Brdariç ishte i pranishëm në konferencën për shtyp duke folur edhe për gabimet e arbitrave. Kur flitet për aleancat, trajneri i Vllaznisë shprehet:

“Faza e tretë e kampionatit është speciale, por nuk do i japim rëndësi kësaj pjese, pasi duhet të përqendrohemi te lojërat tona. Në ndeshjet e fundit ka pasur kritika te skuadra për mungesën e golave nga ana e sulmuesve, por ndaj Laçit nuk e thotë askush se ishte një karton i kuq për ta, që arbitri nuk e dha.

Me Apoloninë nuk na dhanë 11-metërsh, kushtet e vështira të motit gjithashtu. Nuk jemi justifikuar por përqendrohemi te puna jonë, ekipi ka dëshirë të luaj futboll. Të gjithë, skuadra, ekipi, qyteti të bashkëngjiten me ne. Mua si trajner më bëhet qejfi që ta bëj këtë punë me këto kushte dhe dua të bëj më të mirën”, u shpreh Brdariç. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online