Vlera fillestare e aksioneve shkon në 506 milionë lekë, hapet ankandi për Vllazninë

Bashkia e Shkodrës që ka në masën 100% aksionet e Vllaznisë, ka njoftuar për hapjen e ankandit për klubin. Shpallja e njoftimit është bërë në faqen zyrtare të APP-së, ndërsa “ShkodraËeb” ka siguruar informacionin se blerësit duhet të paraqesin propozimet e tyre deri në datën 9 mars. Në orën 10:00 të kësaj dite do të bëhet edhe zbulimi i ofertave në Bashkinë Shkodër.

Vlera fillestare e aksioneve shkon në 506 milionë lekë të vjetra, duke krijuar kështu idenë e qartë për personat që kërkojnë të jenë në krye të Vllaznisë. Tashmë ky pozicion është më i lakmuar se më parë pasi shkodranët janë duke kryesuar në kampionatin shqiptar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online