“Ne shqiptarët e Maqedonisë e kemi ëndërr Kombëtaren”, Valon Et’hemi është lojtari ndryshe

Nëse zakonisht jemi mësuar me futbollistët që i bëjnë presion Kombëtares për t’u përzgjedhur pasi në të kundërt do të marrin një tjetër vendim, ky nuk është rasti i Valon Et’hemit.

Futbollisti i Instabulsporit ka gjithë modestinë dhe përuljen, teksa shprehet se të gjithë shqiptarët e Maqedonisë ëndërrojnë që të përfaqësojnë ngjyrat kuqezi. I ftuar në Sport Time, Et’hemi ka thënë se ësht? ende herët për ftesën pasi nuk ka bër? asgjë për të tërhequr vëmendjen.

“Të jesh shqiptar këtu, është diçka shumë e mirë. Abazaj dhe Rroca kanë ndikimin e tyre që erdha këtu, por edhe objektivat e skuadrës më bindën.

Jemi ambientuar mirë. Më kanë pritur mirë. Edhe çunat më kanë ndihmuar. Nuk ishte shumë e vështirë të ambientohesha, pasi unë e flas pak edhe gjuhën turke. Të gjithë më kanë pritur shumë mirë.

Për ne shqiptarët e Maqedonisë është ëndërr të luajmë për Shqipërinë. Momentalisht nuk po mendoj, pasi nuk kam ndonjë ftesë. Nuk kam bërë asgjë në fushë momentalisht dhe nuk mund të kërkoj Kombëtaren”, ka thënë Et’hemi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online