Elmir Asani është blerja e parë e Skënderbeut për merkaton e janarit, teksa 23-vjeçari spikati që në debutim, duke shënuar pas vetëm pesë minutash me fanellën bardhëkuqe, duke bindur drejtuesit korçar për t’i ofruar një kontratë. Mesfushori i avancuar ka folur për “RTSH Sport”, duke treguar për pritjen që i kanë bërë në ekip, si dhe për çështjen e nxehtë të dënimit nga UEFA për ekipin e Skënderbeut.
PRITJA – “Që nga dita e parë që kam mbërritur më kanë pritur mirë dhe e shikoj se sa ekip i madh është Skënderbeu. Trajneri më tha që jemi në kampionat të fortë dhe duhet të japim 100% tonë. Do të jap maksimumin në çdo ndeshje, seancë stërvitore dhe shpresoj që kaq të mjaftojë.
CËSHTJA NË KAS – “Sinqerisht shpresoj që Skendërbeu të vazhdojë të bëjë mirë dhe me sigurinë që ka dhënë klubi themi që nuk do të dënohet.