Partizani e mbylli gjysmën e parë të kampionatit në krye të renditjes, duke u shpallur kampion dimri dhe është ekipi kryesor për t’u mundur në sprintin final të Superligës. Një ndër lojtarët më të dalluar të skuadrës së kuqe është pikërisht Jasir Asani.
Anësori i “demave të kuq”, e ka nisur mirë vitin e ri, teksa ka shënuar në miqësoren e luajtur ndaj Sivasporit, si dhe ka dhënë sinjale pozitive dhe në dy miqësoret e tjera ndaj Dinamos së Zagrebit e Antaliasporit. Gjithsesi, 23-vjeçari, së fundmi ka postuar një story në llogarinë e tij në Instagram, duke “kërcënuar” në një farë mënyrë rivalët e Partizanit.
“Nëse askush nuk flet për ne, realisht duhet të shqetësohemi. Nëse të gjithë janë duke folur, do të thotë se na kanë frikë, pasi jemi më të mirët. Shihemi shumë shpejt në kampionat”, ishin fjalët e shkuara nga Jasir Asani në Instagram.