Arsenali humbet “pjesët”, Bajerni gati t’i vjedhë mendjen që zbuloi Levandovskin

Bajerni i Mynihut e nisi merkaton e janarit me blerjen e Alfonso Dejvis, i cili pavarësisht se ishte zyrtarizuar kohë më parë, këtë muaj është bashkuar me ekipin. Gjithashtu, ekipi bavarez njoftoi dhe marrëveshjen me Pavard, i cili do të bashkohet me klubin sezonin e ardhshëm.

Gjithsesi, duket se nuk mendohet vetëm për lojtarët. Sipas raportimeve nga mediat angleze, drejtues të ekipit gjerman kërkojnë të marrin në ekip, shefin e sektorit të zbulimit të talenteve të Arsenalit, Sven Mislintat. 46-vjeçari, më parë ka qenë dhe në ekipin e Dortmund, ku ka qenë mjaft i suksesshëm, mjafton të kujtojmë zbulimin e Levandovskit apo Obamejang.
Gjermani kërkohet me ngulm nga Bajerni i Mynihut, të cilët duket se kërkojnë ta rikthejnë dhe një herë në Bundesligë Mislintat. Mediat pranë klubit bavarez e kanë përgënjeshtruar lajmin, por në Angli janë të sigurt për një kalim të “rekrutuesit” të talenteve në klubin e Bajernit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *