Arritje e madhe për Vllazninë e femrave! Eliminojnë Ferencvaros, reagon Duka: Jemi krenar me ju!

Vllaznia e femrave është simbolika e suksesit. Shkodranet kanë arritur që të përmbushin misionin e pamundur në dukje pasi eliminuan Ferencvaros nga Champions League. Në letër ishin hungarezet si favoritet kryesore, por fusha e lojës i dha festën e madhe skuadrës shqiptare.

Pasi koha e rregullt do të mbyllej në barazimin pa gola, Vllaznia ishte më e saktë në ekzekutimin e penalltive për të kaluar më tej. I menjëhershëm ishte reagimi i presidentit të FSHF, Duka, që tregon prioritetin e tij dhe gjithë administratës për futbollin e femrave.

“Krenar për ju vajza, krenar për Vllazninë! Një mbrëmje e madhe për futbollin e femrave, me Vllazninë që arriti një kualifikim të merituar për në fazën play off të UEFA Women’s Champions League, pasi mundi kampionen e Hungarisë, Ferencváros.

Një arritje e jashtëzakonshme e vajzave kuqeblu, si edhe e futbollit të femrave në Shqipëri. Investimi që jemi duke bërë te klubet e vajzave çdo vit, vazhdon të sjellë suksese dhe emocione të mëdha, duke konfirmuar rritjen cilësore. Uroj dhe shpresoj që ky sukses të pasohet nga të tjera arritje dhe Vllaznia tani të arrijë fazën e grupeve. Do të ishte padiskutim një arritje e merituar për ato vajza dhe atë klub që prej vitesh kanë bërë një punë të mrekullueshme.

Urimet më të përzemërta për Presidentin Matlija, stafin teknik, lojtaret e mrekullueshme të klubit shkodran. Jeni burim frymëzimi dhe krenaria për ne dhe çdo vajzë që dëshiron të ndjekë rrugën magjike të futbollit”, shkruan Duka. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online