Ekskluzive/ Çfarë lloj lojtari është Myrto Uzuni? Perla e Lugës: Edhe kur të dali në pension do ta shihni duke vrapuar te liqeni

Çfarë lloj lojtari është Myrto Uzuni? Futbollisti nga Uznova është ngritur shkallë-shkallë në karrierën e tij dhe nuk ka preferuan “ashensorin”. Kjo i ka bërë mirë lojtarit që u shndërrua në yll kudo ka luajtur me ekipin e tij, pa e provuar thuajse kurrë shijen e stolit. Pasi debutoi në Champions League duke shënuar edhe golin ndaj Juventusit në transfertë me “Siu” para syve të Cristiano Ronaldos, Uzuni tenton që të provojë sërish të njëjtën eksperiencë.

A do t’ia arrijë? Në ndeshjen e fundit ndaj Young Boys, Ferencvaros humbi 3-2 në transfertë. Në atë përballje Uzuni do të gabonte edhe nga 11-metërshi. Hungarezët janë të detyruar që të përmbysin takimin për të kaluar në kompeticionin më të rëndësishëm europian. Por sa do të ndikojë te Uzuni ajo penallti e humbur? Ergys Luga, trajneri shqiptar që po vazhdon të jap kontributin e tij në Kinë, ka ardhur edhe me një perlë që përcakton stilin e Myrtos.

“Lojtar të kalibrit të Uzunit nuk e kanë aspak të vështirë nga gjëndja psikologjike humbjen e një penalltie. Përkundrazi mendoj të kundërtën se këta tipa lojtarësh bëhen më të etur për të shënuar dhe ndoshta mund të ketë impakt uritës. Unë nuk mendoj se është çdo gjë në këmbët e Uzunit për sa i përket ndeshjes së kthimit sepse futbolli luhet si ekip dhe jo individualisht.

Nuk mund të jemi kaq skeptik për një futbollist që ka ardhur me punë dhe sakrificë deri ne Uefa Champions League. Po flasim për një lojtar të afirmuar ku presioni psikologjik mendoj se është minor. Mendoj se ky djalë edhe kur të dali në pension do ta shohim duke vrapuar tek kodrat liqeni apo në ndonjë park. Është lojtari që çdo trajner e dëshiron pranë.

Sistemi i lojës i ekipit kombëtar është ndryshe. Trajnerët janë të ndryshëm në taktikat e veta dhe në manovrat se si ndërtojnë lojën dhe konceptin dhe jo çdo futbollist mund të përshtatet . Shumica e futbollisteve tanë vijnë nga background tjetër taktik dhe normalisht do ketë impakt ndryshe. Uzuni, Manaj, Hysaj, Kumbulla dhe disa lojtarë të formacionit vijnë nga vendosje taktike  të tjera futbolli, por ajo çfarë duhet t’i motivoj është dëshira për fanellë dhe përfaqësimi i vendit të tyre”, tha Luga. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online