VIDEO/ Mesi dhe Nejmar argëtohen në Barcelonë, PSG shkëlqen në sulm edhe pa dy yjet e saj

Lionel Mesi është rikthyer në Barcelonë dhe me vete ka marrë edhe shokun e tij të skuadrës, Nejmar. Të dy ishin jashtë listës për ndeshjen e sotme kundër Brestit, prandaj kanë vendosur të lënë kryeqytetin francez për tu argëtuar në Spanjë, atje ku kanë takuar edhe mikun e tyre, Luis Suarez.

Megjithatë PSG shkëlqen në sulm edhe pa dy yjet e saj, teksa ka mposhtur me shifrat 2-4 kundërshtarin. Goli i parë vjen në minutën e 23 nga Herrera, ndërsa Mbape dyfishon shifrat pak minuta më vonë. Vendasit ngushtojnë diferencat në pjesën e parë, por PSG nuk do të ndalë serinë e saj të golave.

Në minutën e 73-të, Gueje shënon golin e tretë për skuadrën e tij. Brest do të kundërpërgjigjet me një gol të realizuar nga Munie, që do të vlejë thjesht për statistikë, pasi Di Maria thotë fjalën e fundit në këtë takim. Argjentinasi shënon në minutën e fundit të kohës së rregullt dhe e mbyll këtë sfidë në rezultatin 2-4./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/YoungWolf_PSG/status/1428823816084598788

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online