“Arritja e madhe që shkoi në UEFA”, flet kandidati për president në FSHF: Armand Duka ka avantazh, e duan në futboll

Sulejman Starova është zyrtarisht kandidat për president në FSHF pasi mori propozime nga pesë klube. I ftuar në “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”, Starova është shprehur se kreu aktual, Armand Duka, ka më tepër avantazh se të tjerët pasi e duan në futboll pas arritjeve të fundit.

“E kam thënë që kam një jetë që merrem me futboll dhe do e bëj sa të kem frymën. Është koha për të paraqitur programe si do e dërgojmë futbollin përpara. Duka është i avantazhuar, pasi duket se familja e futbollit është e kënaqur nga puna e tij. Arritje është edhe qenia si anëtar i KE në UEFA.

E rëndësishme është që të paraqesim një program që futbolli të ecë përpara. Përfitoj nga rasti klubet që Shoqatat që bënë të mundur kandidimin tim. E rëndësishme është që programi, me ose pa mua, të realizohet me ato që unë pretendoj. Anëtarët janë në dijeni të programit që kam unë”, tha Starova. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online