“Nuk më la klubi”/ Ramadani zbulon ofertat: Më kërkuan nga Polonia dhe Turqia, në Kombëtare vij me dëshirë edhe nëse nuk luaj

Ylber Ramadani ishte autori i një goli mjaft të bukur në kampionatin hungarez, ku mbrëmjen e djeshjme ndëshkoi kryesuesit e kampionatit. Mesfushori shqiptar ka qenë i ftuar në një lidhje direkte me emisionin “Ora Sport“ në “Ora TV“, ku zbulon ofertat që ka pasur në këtë merkato dimërore si dhe jep mendimin e tij mbi  ndeshjet e ardhshme të Kombëtares.

“Këtu futbolli ka shkuar shumë përpara. Janë bërë kushte perfekte. Është investuar shumë. Goli i fundit? Këtë ndeshje kam luajtur pak më përpara, nr 8, pak pas sulmuesit. Erdhi topi me këmbën e majtë dhe e godita direkt. Kam pasur oferta nga Polonia dhe Turqia por nuk më la klubi të lëviz. Klubi u nis për 4 vendet e para, por nuk na eci mirë. Klubi kërkon shpërblimin e vetë. Tani kanë kërkuar 500 mijë euro. Të shohim.

Uzuni këtu ka bërë shumë mirë, të gjithë e njohin. Është një djalë shumë i mirë. Kemi komunikuar gjithmonë. Më kanë pyetur për Uzunin gjithmonë. Kombëtarja? Mendoj që këto ndeshjet miqësore do na shërbejnë shumë për katër ndeshjet që kemi më pas. Të shohin veten se ku jemi. Unë kam thënë gjithmonë që aty shkoj me dëshirë. Nuk ka rëndësi do luaj apo jo. Mjafton të jem aty. Unë do jap maksimumin tim, pastaj e vendos trajneri nëse do luaj apo jo”, është shprehur Ylber Ramadani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online