Leëandoëski është një makineri golash. Pas rikthimit nga dëmtimi, polaku ka shënuar 5 gola në 3 ndeshjet e fundit. Ditën e djeshme, sulmuesi shënoi nga pika e bardhë e penalltisë dhe arriti kuotën e 40 golave në Bundesligë brenda sezonit 2020-2021. Me këtë arritje, sulmuesi bavarez ka barazuar rekordin e legjendës gjermane “Müller”, i cili ka regjistruar po të njëjtën shifër në sezonin 1970-1971 me Bayern Münich.
Leëandoëski mund të shkruajë historinë ndeshjen e ardhshme të Bayern Münich ndaj Augsburgut, nëse arrin të shënojë gol. Kujtojmë se mungesa e polakut ndikoi negativisht në paraqitjet e Bayernit në Champions League, të cilët krijuan shumë aksione ndaj PSG-së, por nuk kishin një finalizues në qendër të sulmit, çka rezultoi në eleminimin e tyre nga ky kompeticion. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/