Arrihet marrëveshja, Barcelona gjen mbrojtësin e munguar

Barcelona është prej kohësh në kërkim të një mbrojtësi dhe drejtuesit e klubit kanë arritur akordin për përforcimin e repartit difensiv. Flasim për Xheison Murijon, mbrojtësin kolumbian të Valencias.

Ish-lojtari i Interit do të transferohet në Katalunjë në janar dhe “AS” raporton se Barcelona do të paguajë 2 milionë euro te Valencia për huazimin e 26-vjeçarit.

Xheison Murijo

Marrëveshja parashikon dhe opsionin e blerjes së Murijos nga Barcelona në verë, ndërsa zyrtarizimi i kalimit të tij në ekipin e Valverdes do të vijë në orët në vijim. Murijo është pjesë e kombëtares latine dhe numëron 1 gol të shënuar në 26 ndeshje me Kolumbinë e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *