Arrihet akordi, Milani lirohet nga një sulmues!

E kishte thënë se do të ishte java e shitjeve dhe kështu ka nisur… Nikola Kaliniç do të transferohet në Madrid te Atletiko, pasi Kevin Gameiro ka shkuar te Valencia dhe ka lënë vendin bosh. Një marrëveshje e arritur pas disa negociatash që kanë zgjatur shumë.

Kaliniç, që nuk është në planet e Milanit, pasi ka ardhur Higuain, do të transferohet me huazim në formë detyrimi blejre për sezonet ne vijim nga “Colchoneros”, teksa atje mund të firmosë për tre sezone.

Nesër priten vizitat mjekësore për futbollistin, që dështoi totalisht te kuqezinjtë sezonin e shkuar, i ardhur nga Fiorentina me prishmëri të madhe.

Sa i përket shifrave, flitet për një huazim me të detyrim blerje për thuajse 20 mln euro, bashkë me bonuset përkatëse. Milani e bleu 25 mln euro nga Fiorentina.

Si kuqezi ai shënoi vetëm 6 gola në kampionat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online