Arrestohet braziliani i Flamurtarit

Sikur të mos mjaftonin vuajtjet e sezonit të sapombyllur dhe problemet e mëdha financiare, tashmë Flamurtarit i lind një problem i ri.

Futbollisti brazilian Mauricio Leal ka përfunduar në pranga, për shkak se është ndaluar nga policia dhe ka rezultuar se ngante pa leje drejtimi të rregullt.

Qendërmbrojtësi brazilian, i ardhur në janar, duket se ka kundërshtuar forcat e rendit, çka ka çuar në arrestimin e tij.

Ndonëse sezoni ka mbaruar, Mauricio Leal është ende në Vlorë në pritje të pagave të prapambetura, ndërsa tani duhet të zgjidhë edhe telashet ligjore.

NJOFTIMI I POLICISË VLORË

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin:

· Mauricio Leal, 30 vjeç, lindur në Brazil, banues në Vlorë.

Policia ka bërë arrestimin e tij në Radhimë, pasi ky shtetas po drejtonte mjetin tip Benz, pa leje drejtimi përkatës dhe duke udhëtuar në këto kushte nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë rrugore për të ndaluar.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”, të parashikuara nga nenet 291 dhe 242 të Kodit Penal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *