Bruno Arrabal ka spikatur në Superiore, madje pas vetëm gjashtë muajsh për të pati interesim nga Partizani. Paraqitjet e mira te Kamza bënë që shumë klube ta tentonin, por në verë ai nënshkroi kontratën e re me klubin periferik të kryeqytetit.
Së fundmi Kamza u përjashtua nga kampionati dhe braziliani ka marrë avionin dhe është rikthyer në vendlindje. Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook” ai falënderon presidentin Naim Qarri, si dhe të gjithë ata me të cilët ka bashkëpunuar.
“Një cikël që mbyllet! Më duhet të falënderoj Zotin për të gjitha bekimet, betejat dhe fitoret e arritura. Kanë qenë dy vite, ku më duhet të falënderoj presidentin e Kamzës për mundësinë që më dha, për të gjitha momentet që kalova në këtë klub, trajnerët që kam pasur këto vite, lojtarët për angazhimin dhe të gjithë tifozët për mbështetjet. Faleminderit të gjithëve”, shkruan Arrabal.