Aromë ndryshimi në Berat, priten Sinella dhe dy “ish”-ë

Pothuajse kanë qenë jashtë vëmendjes gjatë merkatos së kësaj vere nga stafi teknik aktual, por gjatë ditës së martë pasdite nga burime të besueshme brenda presidencës së Tomorit është mësuar se dyshja e njohur, qendërmbrojtësi kuçovar Florian Daci dhe gardiani lushnjar Mikel Kaloshi, janë shumë pranë rikthimit tek skuadra beratase.

Ajo që ka shkaktuar habi është roli i ish-teknikut kavajas Bledar Sinella, i cili sipas burimeve konfidenciale të Sport Ekspres jo vetëm që ka nisur nga puna për rikthimin në krye të skuadrës beratase, por edhe se ka kontaktuar personalisht me të dy futbollistët në fjalë, duke u kërkuar atyre rikthimin dhe bashkëpunimin e ngushtë midis tyre në sezonin e ri.

Duket se rikthimi në krye të skuadrës i teknikut Bledar Sinella është vetëm një çështje formale dhe në Berat janë duke pritur zyrtarizimin e këtij rikthimi, aq më shumë që kontakti i kavajasit me dyshen e futbollistëve Kaloshi dhe Daci që deri më tani kanë qenë jashtë planeve të teknikut Gersi Arbri, e akoma më shumë idenë e rikthimit të Sinellës në krye të skuadrës beratase.

Lajmi i rikthimit të dyshes së dy futbollistëve të mësipërm duket qartë se është një sinjal i fortë për “erën” e ndryshimeve që do të pasojnë në ditët në vijim në pankinën e Tomorit.

Edi Spahiu

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *