Arnautoviç u jep fund dilemave, u drejtohet tifozëve me mesazhin e veçantë

Marko Arnautoviç ka sqaruar njëherë e mirë të ardhmen e tij. Për sulmuesin austriak erdhi një ofertë  e çmendur nga kampionati kinez, që do ta bënte atë një ndër futbollistët më të paguar në planet.

Megjithatë, me një postim në rrjetet sociale drejtuar tifozëve të skuadrës së Uest Hemit, ai ka bërë të ditur se e ndjen veten si në shtëpi në qytetin e Londrës dhe klubin londinez dhe do të vazhdojë të kontribojë për skuadrën.

MESAZHI I ARNAUTOVIÇ

“Të dashur fansa të Uest Hemit, mendoj se nuk është sekret që ka një ofertë për mua, dhe më duhet ta pranoj se është një ofertë shumë tunduese për mua dhe familjen time. Kam dhënë 100% në çdo detyrim ndaj klubit. Megjithatë, kam dashur gjithashtu pak kohë për të folur me drejtuesit, gruan dhe pjesën tjetër të familjes sime. Tani kam vendosur t’i jap fund të gjitha shkrimeve dhe spekulimeve. Jam një futbollist profesionist dhe e vetmja gjë që di të bëj në jetë është të luaj futboll. Është e qartë që Londra dhe Uest Hemi më bëjnë të ndihem si në shtëpi dhe shpresoj që tifozët e Uest Hemit ta kenë kuptuar gjithnjë këtë. Klubi e ka vënë karrierën time në udhën e duhur, që në momentin kur unë iu bashkova e prandaj kam vendosur ta anashkaloj këtë ofertë, që të ndihmoj klubin të ngjitet sa më lartë na kampionat, si dhe të përpiqemi të fitojmë kupën. Le të fokusohemi në pjesën e mbetur të sezonit bashkë dhe le t’i lëmë ato flluska të fluturojnë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *