Armando Sadiku zhgënjen në debutim me Las Palmas, i merr vendin ish-lojtari i PSG dhe Real Madrid që shënon pas 5 minutash

Armando Sadiku po vazhdon me zhgënjimin dhe që të mos “shkrep” në ekip. Pas aventurave zhgënjyese në Turqi e Bolivi, duket se as Spanja nuk e ka ndezur sulmuesin shqiptar. Sigurisht që bëhej fjalë për debutimin me Las Palmas në “La Liga 2”, por këtë herë nuk mund të pritet më për ambientim nga sulmuesi shqiptar që ka shkëlqyer më parë te Malaga dhe e njeh më së miri kampionatin.

Për më tepër që nuk ka arritur që të lërë gjurmë as në miqësore ndaj rivalëve që linin për të dëshiruar në cilësi. Në ndeshjen kundër Valladolid, vendin e Sadikut e ka marrë Jese, ish-sulmuesi i PSG dhe Real Madrid. Karriera e spanjollit ka ardhur në rënie, por i mjaftuan vetëm 5 minuta në fushë për të shënuar gol. Kjo e vështirëson më tepër punën e Sadikut që me siguri do të humbas vendin e titullarit teksa ndeshjet e Kombëtares janë shumë afër. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online