Braithwaite është çelësi i merkatos, Barcelona kërkon ta zëvendësojë me dyshen e Arsenalit

Pavarësisht situatës së vështirë ekonomike, te Barcelona ende mendojnë për të përforcuar ekipin. Çelësi i kësaj merkatoje vere është Martin Braithwaite. Lëvizjet e klubit katalanas janë të varura prej tij. Sipas mediave spanjolle, në rast të shitjes së sulmuesit danez, kuqelutë mendojnë ta zëvendësojnë me njërin prej dy lojtarëve të Arsenalit, Aubameyang ose Lacazette.

Megjithëse janë dy prej futbollistëve më të rëndësishëm që Arteta ka në dispozicion, “topçinjtë“ nuk do i thonin jo largimit të tyre në rast se vjen oferta e duhur. Gjithashtu Barcelona mund të synojë të përfshijë edhe shkëmbim lojtarësh për të mbërritur në një marrëveshje me Arsenalin. Një transferim i tillë do të zbehte shanset e Rei Manajt për më tepër minuta me katalanasit këtë sezon./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online