Armando Broja ndodhet në një formë të jashtëzakonshme te Chelsea, ndërsa vazhdon të shënojë në portat kundërshtare. Chelsea U-18 është duke luajtur ndaj Aston Vilës së kësaj grupmoshe për kampionatin anglez, ndërsa rezultati është 1-0.
Autori i golit do të ishte pikërisht lojtari shqiptar, Broja. Ky ishte goli i pestë i këtij sulmuesi në 4 ndeshjet e zhvilluara, pa harruar që jemi vetëm në pjesën e parë ndaj Aston Vilës. Ka ende shumë minuta të tjera për t’u zhvilluar, ndërsa lojtari në fjalë do t’i bashkohet grupit të lojtarëve që drejtohen nga Alban Bushi në shtator. /Sport Ekspresi/