Plasin polemika të mëdha në Zvicër: Shaqiri vendos interesin para Kombëtares!

Vendimi i marrë nga Xherdan Shaqiri për të mos u grumbulluar me Kombëtaren për ndeshjet e radhës, në mënyrë që të stërvitet me Liverpool-in, ka tërhequr vëmendjen e shumë mediave, në veçanti të atyre zviceriane. Ka qenë pikërisht shefi i prestigjozes zviceriane “Blick” që ka komentuar këtë zgjedhje të Shaqirit, duke thënë se: “Fakti se Xherdan Shaqiri dëshiron të përqendrohet te Liverpool-i në vend të Kombëtares është një sinjal i çuditshëm.

Në Irlandë, bëhet fjalë për shumë. Nëse ndeshja humbet, ne do të jemi larg tyre nëntë pikë në kualifikueset e Kampionatit Evropian. Dhe kjo me irlandezët pa emër që luajnë pa asnjë yll. Loja në Dublin është më shumë sesa përcaktuese. Kështu që vendimi i Shaqirit ka një shije të keqe. Fakti që ai vendos interesat e tij dhe atë të klubit mbi atë të Kombëtares, sigurisht që nuk është pritur mirë nga të gjithë tifozët dhe lojtarët e tjerë”.

Ndërkohë helvetët shpresojnë që ky  vendim i futbollistit të jetë vetëm për të ruajtur formën fizike te ekipi anglez dhe të mos ketë konflikte mes tij dhe trajnerit Petkovic. Ndeshja e radhës kundër Irlandës cilësohet shumë delikate për Kombëtaren e Zvicrës, prandaj edhe kritikat kanë vërshuar në drejtim të shqiptarit./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online