Armando Broja mungon në listën e Shqipërisë, por kthehet kundër Manchester City

Armando Broja i mungon listës së Shqipërisë për dy ndeshjet e fundit kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe. Megjithatë sulmuesi shqiptar do të kthehet në stol te Chelsea në përballjen e pas dy ditëve, atë kundër Manchester City.

Në listën e lojtarëve të dëmtuar që Chelsea ka publikuar për ndeshjen e radhës nuk ishte emri i Brojës, duke konfirmuar praninë e tij ndaj “qytetarëve”.

Duke parë rastin e fundit kur Armando erdhi në grumbullim, nuk luajti dhe u rikthye i lënduar te Chelsea, Silvinjo ka vendosur që të mos i hap probleme lojtarit te londinezët. Fundja, Shqipëria ka shkuar kaq larg pa Brojën, dy ndeshjet e fundit nuk do të jenë problem i madh edhe në mungesën e tij. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online