Capello shpjegon në mënyrë origjinale dështimin e Italisë, ia vendos fajin edhe arbitrave të Serisë A për eliminimin nga Maqedonia e Veriut: Kur shkojmë në Europë…

Capello ka shpjeguar në një mënyrë tërësisht origjinale dështimin e madh të Italisë. Axurrët nuk arritën që të kalonin në Botëror duke u eliminuar nga Maqedonia e Veriut. I pyetur për këtë tronditje, Capello ia ka vendosur fajin edhe arbitrave të Serisë A që “i mësojnë keq” lojtarët duke vërshëllyer për gjithçka.

“Futbolli italian ka dashur të imitojë Guardiolën për 15 vite. Nuk bëjmë dot pasime vertikale dhe nuk kemi forcë fizike. Ne duhet të ndjekim stilin e lojës të Klop. Të vetmit që e bëjnë në Itali këtë gjë janë lojtarët e Atalantës dhe shihni rezultatin e tyre. Mënyra gjermane është modeli për t’u ndjekur. Ka një ritëm të lartë në garat europiane dhe ne nuk jemi mësuar me të.

Nuk ka shumë lojtarë të rinj italianë. Osimhen, Lukaku dhe Abraham vinin nga jashtë Italisë. Këto duhet të ngrihen disa pikëpyetje. Ndonjëher habitem kur lexoj disa statistika. “Ky lojtar bëri 45 pasime”. Dakort, po sa prej tyre ishin kyçe dhe i shërbyen ekipit? Gjyqtarët? Në Itali vërshëllejnë për gjithçka dhe kur dalim në Europë pastaj, ne përballemi me ekipe që kanë ritëm komplet tjetër”, tha Capello. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online