Armando Broja, Marvin Cuni dhe Mucolli! Silvinjo flet në konferencë: Nuk kemi frikë, por nuk jemi akoma në Europian

Silvinjo ka dalë në konferencën për shtyp para ndeshjeve finale që do të ketë Shqipëria. Trajneri brazilian ka komentuar edhe lojtarët si Broja, Cuni dhe Mucolli.

“Nuk ka mbaruar akoma. Na mungon edhe një pikë, kjo është shumë e rëndësishme për ne. Na mungon edhe një pikë. Nuk është se kemi frikë, por nuk është mbyllur ende.

Marvin Cuni? E thirrëm me Bullgarinë, është lojtar i mirë, por kemi Cikalleshin, Dakun dhe Seferin me Uzunin që mund të luajnë si qendër sulmues.

Na duheshin aftësitë teknike të Arbnor Mucollit në këto ndeshje dhe unë prandaj e thirra. Mucolli është lojtar i mirë.

Broja? Që kur u largua nga Shqipëria, nuk luajti për asnjë ndeshje te Chelsea. E dimë që dëmtimi i tij ishte i rëndë dhe do kohë që të kthehet në formën optimale”, tha Silvinjo. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online