Lojtar dhe bashkë-trajner, karriera e dyfishtë e “bomberit” shqiptar

Në Gjermani u bë i famshëm sepse luajti me Karlsruher, madje duke dhënë kontribut të madh në ngjitjen e skuadrës në elitë. Pas afro 270 ndeshjeve mes Bundesligës dhe Ligës së Dytë gjermane, tashmë në moshën 35-vjeçare, Edmond Kapllani zgjedh ta vazhdojë karrierën te Shpilberg.

Pasi i dha fund aventurës te Elversberg, ku shënoi 15 gola në 34 ndeshje në Regionalliga (kategorinë e katërt), ish-sulmuesi i Kombëtares firmosi për Shpilberg, që në sezonin e ri do të luajë në Kategorinë e Pestë Gjermane (Oberliga).

Lojtari, i cili ka përfaqësuar Shqipërinë 45 herë në arenën ndërkombëtare nuk do të jetë vetëm bomberi i Shpilberg, por njëkohësisht do të ketë edhe rolin e bashkë-trajnerit, me drejtuesin aktual të stolit, Tobias Vinter. Në këtë mënyrë, përveç se në fushë si lojtarë, Edmond Kapllani do të përfshihet në të gjithë procesin e stërvitjeve dhe vendimeve rreth ekipit.

“Po pres me padurim të nis punën time të re me Shpilberg, këtu në krahinën e Baden-Vurtemberg, ku unë nisa karrierën dhe jetën në Gjermani. Duke qenë se në të ardhmen e shoh veten në rolin e trajnerit, pas bisedave me drejtorin sportiv Stadler dhe teknikun Vinter, vendosa që kjo do të ishte një eksperiencë e vlefshme për mua. Do të jetë një fillim shumë i mirë”, tha sulmuesi shqiptar, i cili ndërkohë që mëson rreth karrierës së re do të japë kontributin dhe eksperiencën e madhe në dispozicion të skuadrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online