Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, priti në një vizitë zyrtare homologun e tij çek z.Marin Malik. Vizita nisi me një vëzhgim në kantierin e “Arenës Kombëtare”, ku dy krerët u ndalën të flisnin për mediet pranishme.
“Së pari do të doja t’i uroja mirëseardhjen presidentit të federatës së futbollit të Çekisë, z. Martin Malik. Ka qenë një ftesë e bërë nga ne që është pranuar me kënaqësi. Qëllimi ka qenë për të shkëmbyer eksperienca. Jemi federata lë të themi të mesme e të vogla që mund të kemi shumë gjëra për të shkëmbyer”.
STADIUMI GATI NË SHTATOR – “Objekti është shumë i madh. Është i bukur e komod. Është punuar në të gjitha drejtimet me mjete bashkëkohore. Brenda njerëzve që bëjnë stadiumin shumëkush e sheh gjysmë plot e gjysmë bosh përsa i përket afatit të shtatorit. Ne i kemi vënë objektiv kompanisë që duam të luajmë në shtator. E kemi shumë të domosdoshme këtë gjë. Në këtë mënyrë besojmë se mund të arrijmë një rezultat të mirë në praninë e më shumë e spektatorëve dhe me një atmosferë akoma dhe më të mirë. Kompania po bën të gjitha përpjekjet. Ka shumë skeptikë dhe shumë optimistë. Gjithsesi s’mund të jemi shumë të sigurt për shtatorin”.