Ardit Shehaj lë bregdetin vlonjat për atë durrsak

0

Para pak ditësh Ardit Shehaj ndërpreu marrëdhëniet me Flamurtarin, duke mos rinovuar, pas një jete kuqezi, me një pauzë të vogël në vitet 2012-2013.

Sulmuesi 26-vjeçar vjen nga një sezon mjaft pozitiv, sepse luajti rregullisht dhe përveçse shënoi 2 gola, luajti shpesh si mesfushor krahu, duke treguar një pjekuri taktike që edhe trajneri Shpëtim Duro e vlerësoi shpesh në muajt e fundit.

Megjithatë, tani nis një kapitull i ri për vlonjatin, i cili ka firmosur për Teutën. Ka qenë klubi durrsak që ka zyrtarizuar lëvizjen, me një komunikatë të shkurtër në Facebook.

Vendimtare njohja me trajnerin Gugash Magani, i cili po e ndërton me kujdes skuadrën dhe po kërkon lojtarë të rinj e ambiciozë.

Në Durrës janë larguar Artur Magani, Faisal Bangal e Andi Ribaj, ndaj ishte emergjente nevoja për një sulmues dhe Magani ka zgjedhur një futbollist që e njeh mirë, duke parë edhe varfërinë në treg dhe mungesën e prurjeve cilësore nga jashtë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online