Ardi Behari hedh hipotezën për tifozin e Tiranës që bëri gjestin e shëmtuar me shkodranët: Jemi në kohë zgjedhjesh për president të FSHF

Ardi Behari ishte i ftuar në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”. Ish-lojtari i Kombëtares ka komentura gjestin e shëmtuar të një tifozi të Tiranës që hapi fikset e zjarrit duke i hedhur mbi tifozët e Vllaznisë. “Duhet të themi se përfaqësues të UEFA-s ishin aty për të parë sigurinë për ndeshjen finale të Conference League.

Jemi në kohë zgjedhjesh për president të FSHF dhe nuk duhet ta harrojmë këtë. Ka dalë kryeministri i vendit që sulmon futbollin dhe tani doli kjo. Ka ndodhur edhe më parë mes tifozerive, por tani ishte vetëm një person në këtë çështje, nuk ishin grup”, tha Behari. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online