“Jam treguar agresiv me të“, Murinjo i kërkon falje Kumbullës: Ishte më i miri, jam i lumtur ta them se sot ishte lojtari im

Marash Kumbulla kaë bindur më në fund trajnerin Zhoze Murinjo. Futbollisti shqiptar ka bërë një paraqitje mjaft të mirë kundër Kaljarit, duke plotësuar me përpikmëri kërkesat e “special one“. Pas përfundimit të ndeshjes trajneri luzitan më në fund ka bërë “mea culpa“ dhe i kërkon falje në një farë mënyre 21-vjeçarit. Murinjo shprehet se është treguar i ashpër me Kumbullën duke humbur besimin pas humbjes turpëruese me Bodo/Glimtin, por është bindur nga sjellja e lojtarit shqiptar dhe në duelin e sotëm e zgjedh si më të mirin.

“Kumbulla ishte më i miri. Më jep kënaqësi të madhe, sepse ai kishte vështirësi gjatë sezonit dhe unë isha agresiv me të. Ai qëndroi i qetë dhe i përulur. Është më i mirë në mbrojtjen me tre lojtarë, por bëri një lojë të mirë. Ai është rritur në mbrojtje me tre dhe ndihet më mirë kështu. Kam kërkuar nga linja mbrojtëse të luajë lart dhe ai e ka bërë. Kishte kritere me topin që dilte gjithmonë i pastër. Jam i lumtur pavarësisht rasteve të gabuara. Por nëse më duhet zgjedh një lojtar, atëherë zgjedh atë pasi ka pasur kohë të vështira. Kam humbur besimin tek ai pas Bodos, por është një djalë i jashtëzakonshëm që gjithmonë dëshiron të punojë dhe të përmirësohet dhe për këtë jam shumë i lumtur të them se sot ai ishte lojtari im”, ka deklaruar Zhoze Murinjo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online