Arapi: Partizani ka dy probleme, ju tregoj Shkëmbin si trajner

0

Renato Arapi ishte protagonist në fitoren që Teuta mori kundër Kukësit të premten, ndërkohë që tanimë durrsakët janë të dytët në klasifikim. Mbrojtësi, i ftuar në emisionin “Kampionët” në “Vizion Plus”, foli edhe për kryesuesit e Partizanit.

Ai  vuri në dukje një nga problemet e të kuqve: “Tek Partizani nuk kanë ekip të keq, por janë pa eksperiencë. Nuk kanë fituar asgjë dhe kjo gjë do t’i fusë nën presion. Fakti që nuk shënojnë shumë, është një problem për ata”.

Në lidhje me objektivat e Teutës, Arapi i qëndron deklaratave të mëparshme. Synimi është pjesëmarrja në kupat e Europës, që garantohet nga renditja në tre vendet e para ose nga fitimi i Kupës së Shqipërisë.

“Ekipi për këtë gjë është krijuar për të qenë në Europë. Se ccfarë do ndodhë rrugës ta shohim”, tha mbrojtësi durrsak, i cili për herë të parë luan për Teutën. Arapi ka folur edhe për takimin që fituan me Kukësin, si dhe bisedën që kanë pasur me trajnerin Bledi Shkëmbi në pushim të ndeshjes.

“Fitoren e menduam me Kukësin. Kishim shumë besim, madje edhe në fund të pjesës së parë, besuam se do përmbysnim dhe falë këtij besimi ia dolëm. Shkëmbi përpiqet të implementojë mentalitetin e tij me lojën poshtë, në mënyrë graduale. Gjithsesi jo të ngadaltë. Nuk pëlqen topat e gjatë, kurrsesi. Na dha shumë besim në dhomat e zhveshjes, na inkurajoi që po luanim shumë mirë dhe mund t’ia dilnim. Është e vërtete që rivalet tanë humbën një penallti në fund, por ama na u mohua edhe neve një penallti në pjesën e parë”, deklaroi mes të tjerash Arapi.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.