Australi-Arabia Saudite, kualifikuese Botërori. Spikeri i stadiumit njofton se do të mbahet një minutë heshtje në shenjë zie për viktimat e terrorit në Londër, ku të shtunën e shkuar humbën jetën edhe dy femra australiane.
Lojtarët vendas bashkohen dhe të përqafuar bëhen gati për minutën e heshtjes, por arabo-sauditët vazhdojnë të pashqetësuar dhe vihen në vendet e tyre në fushë, pa mbajtur heshtje. Edhe në stol asnjëri nuk çohet në këmbë për minutën e zisë.
Indinjim i thellë mes tifozëve, por habi anembanë botës. Nga Federata Australiane shpjegimi ishte: “Në Arabinë Saudite nuk e njohin këtë zakon, nuk është pjesë e kulturës së tyre”.
Diçka e çuditshme, por nëse është kështu…