Apolonia korr frytet e punës verore, Turbina ende shumë pas

Mariglen Miraka

Të dielën në orën 16:00 në stadiumin “Nexhip Trungu” të qytetit të Cërrikut është zhvilluar takimi i parë për sezonin e ri futbollistik 2018-2019 midis Turbinës dhe Apolinisë. Këta të fundit kanë fituar 1-0, duke e nisur mbarë kampionatin dhe duke korrur që tani frytet e punës së mirë kryer në verë, sepse e kanë kompletuar që në korrik grupin dhe janë stërvitur me seriozitet, ndryshe nga shumë ekipe në Kategorinë e Parë.

Në krahun tjeter, cërrikasit kanë bërë një lojë të mirë, por kanë qenë të pafat, edhe për faktin se në këtë përballje kanë pasur katër mungesa titullarësh, gjë që ndikuan shumë në këtë disfatë. Takimi ka qenë i barabartë, ku goli i Hidershait në minutën e 20-të bëri diferencën. Përpara takimit është mbajtur një minutë heshtje në nderim të ish futbollistit cërrikas të viteve 70-80 Latif Thaçi, që ka ndërruar jetë përpara pak ditësh. Ekipi i Turbinës ka luajtur në këtë sfidë me fanella të reja, që janë mundësuar nga presidenti Gentjan Gjoka.

Kategoria e Parë / Java 1

Turbina – Apolonia      0-1

Shënues: Hidersha 20′

Turbina: Sulenji, Zeneli, Pashaj, Daci, Gazheli, Cake, Cara (Gjeci 75′), Xhelili (Shkreta 70′), Hasa (Roshi 54′), Ejoh, Ogu. Tr: S.Bardhi.

Apolonia: Harizaj, K.Mehmeti, E.Mehmeti, Hysenshahaj, Nako, Hidersha, Kolgega (Troka 79′), Prifti (Gjata 67′), Braka, Sota, Bakalli. Tr: M.Miho.

Kartonë të verdhë: Gazheli 26′, Cara 42′, Roshi 83′ / Troka 83′.

Gjyqtarë: B.Dragusha, S.Zeka, J.Podgorica, I.Myrtja (Shkodër).

 

TRAJNERËT

Sinan Bardhi (Turbina). Nuk u prononcua.

 

Marjol Miho (Apolonia). E nisëm mirë kampionatin dhe morëm një fitore të çmuar në Cërrik. Na presin takime edhe më të forta, por jemi të bindur që do vazhdojmë rrugën e rezultateve pozitive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online